Futboll Sport

Abazaj tregon çfarë e befasoi më shumë te Anderlecht

Ylli i Luftëtarit, Kristal Abazaj, ishte i futuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, ku foli për emocionet e para që përjetoi te ekipi i Anderlecht, ku kreu vizitat mjekësore me gjigandët e Belgjikës. Gjithashtu ai foli edhe për gjërat që i tërhoqën më tepër vëmendje. “Sapo jam kthyer nga Belgjika. Atje më bënë përshtypje kushtet, që ishin pak a shumë si këtu (qesh)”, tha fillimisht Abazaj.

Goli më i bukur – “Goli me Partizanin, në fitoren 5-0, ka qenë goli më i bukur që kam bërë ndonjëherë. Pika ime e fortë nuk është koka, pasi jam përplasur njëherë me Telushin dhe e kam marrë pak frikë të kërcej, të provoj me kokë tani”.

Testet mjekësore – “Para 1 muaji firmosa kontatën me Anderlecht dhe bëra disa vizita të detyrueshme. Rezultatet dolën të gjitha në rregull. Atje flas anglisht. Provat i kalova të gjitha me sukses dhe shkoi sipas planit. Atje pëlqejnë shumë sprintin dhe shpejtësinë time. Pashë ndeshjen me Standard Liège, stadiumi ishte plot, një atmosferë fantastike. Është hera e dytë që u takova me trajnerin, ndenjëm në zyrë. Më dha një program, por nuk e mora, pasi kam edhe 3 ndeshje në Shqipëri. Pas këtyre ditëve do më çojë edhe programin. Unë iki në 16 qershor në Belgjikë”

Bregu te Anderlecht? – “Do bëjmë diçka edhe për Bregun”.

Evropa – “Nuk është siguruar akoma, por jemi shumë afër. E meritojmë, pasi kemi bërë një sezon fantastike. Trajneri Lika në fillim na tha se: ‘nuk kam shkopin magjikë'”

Related posts

REFLEKTON MAVRAJ: Kërkoj falje, mos më PARAGJYKONI se kam sakrifikuar edhe…

Isa.Autor

“Roma pa Tottin është si Barcelona pa Messin”

Sadik.Autor

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Zidane i beson treshes së sulmit Hazard, Benzema dhe Asensio (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment