Futboll

Ronaldo dhe Ibrahimovic, 10 frazat më pikantë të lojtarëve

Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic nuk janë nga ata lojtarë që njihen për modestinë e tyre, përkundrazi. Portugezi dhe suedezi zgjedhin gjithmonë fjalë pikante dhe ndryshe nga të tjerët për të treguar vlerat e tyre si lojtarë.

Pak ditë më parë ylli i Realit u shpreh se “Askush nuk është si mua. Jam më i miri.” Ndërsa nga ana tjetër, Benjamin Stambouli zbuloi pak ditë më parë se Ibrahimovic i kishte thënë se “Unë nuk jam Mbreti, unë jam Zoti i futbollit.” Në këtë lajm po iu paraqesim frazat më pikante nga të dy lojtarët.

Cristiano Ronaldo:

  • Lojtari im i preferuar, jam unë.
  • Më kritikojnë sepse jam i pasur, i bukur dhe një lojtar i mirë. Por janë vetëm ziliqarë.
  • Vazhdoj të besoj se nuk ka askush më të mirë se sa mua, të paktën në fushën e lojës.
  • Të jesh shumë i përulur nuk është gjë e mire. Në Portugali themi se shumë përulësi bëhet kotësi.
  • Më bezdis fakti që thonë që Ronaldo ka rënë në rendimet dhe për këtë arsye edhe Reali. Nëse të gjithë do të ishin në nivelin tim, do të ishim të parët.
  • E dua skuadrën time dhe i jap notën 9, vetes 10.
  • Golat e mi? Sigurisht, kur ka kualitet.
  • E dini çfarë i pëlqen futbollit? I pëlqej unë.
  • Jam lojtari i parë, i dytë dhe i tretë më i miri në botë.
  • Objektivi im është të jem një mes më të mirëve të historisë… ose më i miri.

Zlatan Ibrahimovic:

  • Çfarë i ka dhuruar bashkëshortes për ditëlindje? Asgjë, më ka mua.
  • Wenger më kishte ofruar një provë te Arsenali, fillimisht mendova ta kryeja, por më pas thashë: Zlatan, nuk bën provime.
  • Gazetari: Do ta mposhtni Portugalinë? Ibra: “Vetëm Zoti e di.” Gazetari: Është pak e pamundur t’ia kërkoni.” Ibra: “E keni përballë.”
  • Një Botëror pa mua është diçka e vogël. Nuk ka asgjë për të fituar dhe nuk vlen as ta presësh me ankth.
  • Thuhet që bëhesh një legjendë në momentin që kalohet në një jetë më të mirë. Unë jam një legjendë e jetuar.
  • Nëse do të qëndroj te PSG? Dashuria e tifozëve është e madhe por nuk mendoj se mund ta zëvendësojnë Kullën Eiffel me statujën time. Le ta bëjmë kështu: Nëse e bëjnë, premtoj që do të qëndroj këtu.
  • Nuk mund të mos kënaqem kur jam perfekt.
  • Unë mund të luaj në të gjitha 11 pozicionet, sepse një lojtar i zoti mund të luajë kudo.
  • Nëse Rooney mendon të largohet nga Man. United në verë le të vijë te PSG. Por duhet të mësohet me faktin se unë shënoj më snumë se ai.
  • Një Zlatan i dëmtuar është një problem i madh për të gjitha ekipet.

Related posts

KUSH E ZËVENDËSON JORGINHO-N TEK ITALIA? Trajneri Mancini i habit të gjithë me përgjigjen

Delo.autor

Pakult sheh nga finalja: Ne të favorizuar, por duhet një Kukës super

Sadik.Autor

Leganes futet në histori, Realit nuk i kishte ndodhur asnjëherë kjo gjë…

Q.Autor

Leave a Comment