Futboll

Spanja pritet ta humbë organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Qeveria spanjolle pritet t’i lejojë sportistët e Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare që mbahen në fund të muajit qershor dhe fillim të korrikut në Tarragona.

Por, e njëjta është e vendosur të mos lejojë hyrjen e sportistëve të rinj kosovarë për kampionatin evropian U-23 të peshëngritjes që mbahet në fund të muajit tetor në La Coruna.

Shkaku i këtij qëndrimi të qeverisë Spanja pritet ta humbë organizimin e kësaj ngjarjeje. Për këtë e ka paralajmëruar Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF).

EHW-ja i ka dhënë qeverisë spanjolle afat prej tri javësh për të reflektuar në lidhje me peshëngritësit nga Kosova, nëse dëshiron që të organizojë kampionatin prej 24 deri më 31 tetor të këtij viti. /Express/

Related posts

Çudisin trajnerët, ndryshime të mëdha në formacionet zyrtare

Sadik.Autor

VIJON ECURINË PA HUMBJE/ Ronaldo kthehet në Mr. 1=1, triumfon ndaj Frosinones

Delo.autor

TORINO-MILAN/ Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas disfatave (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment