Futboll

Incidenti i ndodhur në kampionatin grek, Ministria e Sporteve merr vendimin

Qeveria greke ka hequr pezullimin e kampionatit grek, pasi ka marrë garancitë e klubeve për të reformuar rregulloren me qëllim për të luftuar dhunën në futboll. Kampionati u ndërpre më 12 mars, një ditë pasi presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidhis, hyri në fushë me një pistoletë në brez për t’u bërë presion arbitrave për një gol që iu anulua skuadrës së tij në fundin e ndeshjes kundër AEK-ut të Athinës.

 

Zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit, Jorgos Vasiliadhis, e mori vendimin për të rinisur kampionatin ditën e djeshme, një ditë pasi klubet e Superligës greke vendosën në mënyrë unanime që të pranojnë ndryshimet e kodit disiplinor të kampionatit dhe dorëzuan propozimet për përmirësimin e legjislacionit në elitën e futbollit helen.

“Zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit vendosi të heqë menjëherë masën e pezullimit të Superligës dhe Kupës së Greqisë”, thuhej në deklaratën që lëshoi ministria. Greqia e pezulloi pa afat futbollin e saj, pasi Savidhis hyri në fushë dhe mbajtur dorën në këllëfin e pistoletës për të protestuar golin që iu anulua skuadrës së tij.

Ndeshja u braktis, por më pas u vendos që t’i akordohej fitorja 1-0 PAOK-ut, duke parë se goli që nisi dhunën dhe që iu anulua atyre ishte i rregullt. Savidhis ka kërkuar ndjesë për incidentet, por ai dhe klubi i tij pritet të dënohen. FIFA e ka paralajmëruar gjithashtu Greqinë që të veprojë me dorë të hekurt, përndryshe rrezikon pezullimin ndërkombëtar.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/incidenti-i-ndodhur-ne-kampionatin-grek-ministria-e-sporteve-merr-vendimin/

Related posts

“LAUTARO MARTINEZ BËRI MIRË QË QËNDROI TEK INTERI”/ Ish-sulmuesi zikaltër: Do të bëhet i madh

Delo.autor

PRAPASKENAT/ Anjeli, SHERR me Mendezin për publikimin e fotos me…

Isa.Autor

1 VIT PASI HUMBI TË BIRIN NGA AKSIDENTI/ Rrëfen gjyqtari Berisha: Më sfidoi Zoti…

Delo.autor

Leave a Comment