Futboll

Spanjë-Argjentinë / “Tiki-taka” kundër subkampionit të botës

Disa kanë Leo Messin, por të tjerët kanë një bllok të konsoliduar, sa kanë harruar të humbasin. Spanjë-Argjentinë luhet sonte në “Metropolitan Wanda”. Eshtë një ndeshje e madhe, si një “aksident treni” midis dy stileve të ndryshme, secili në mënyrën e vet, duke dashur të përvijohen favoritë për të fituar Kupën e Botës.

Eshtë një provë zjarri për të dyja kombëtaret dhe kështu do ta marrin miqësoren e mbrëmjes së sotme. Lopetegui akumulon 17 ndeshje pa humbje. Këtë status e ruajti edhe kur u mat me kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë, në një miqësore të fundit, para se të përballet me Argjentinën.

Kundër një kundërshtari tjetër të nivelit më të lartë, nuk priten ndryshime të mëdha në lidhje me formacionin e “La Roja”, krahasuar me atë të Düsseldorfit. Pritet që 11-shja e Spanjës të ketë vetëm një lëvizje në sulm, ku Diego Costa do të zëvendësojë si startues Rodrigo.

Natyrisht, do të jetë edhe një ndryshim i detyruar, duke ditur mungesën e David Silva për arsye personale. Vendin e tij do ta zërë Marco Asensio.

Inkorporimi i lojtarit të Real Madridit do t’i japë ekipit vertikalitet më të madh, me Iniestën që do të ketë një rol më të madh në ndërtim. Një ndryshim tjetër mund të jetë hyrja e Saul në mesfushë, në vend të Thiago, që ka disa siklete muskulare. “La Roja” do të luajë edhe këtë herë me modulin 4-3-3. Lopetegui është i vetëdijshëm se loja e Argjentinës kalon përmes Messit, por nuk do të obsesionojë, ose do të urdhërojë një markim të veçantë për yllin e Barçës, në rast se ai luan, më në fund. Argumenti i Spanjës për të frenuar lojtarin më të mirë në botë është “tiki taka”, që e ka çuar Spanjën në krye.

Mendësia është se argjentinasit janë ata që duhet të shqetësohen për një Spanjë të konsoliduar në ofensivën e saj dhe kontrollin e ndeshjeve. Lopetegui, pas një faze të klasifikimit si i pamposhtur, i ka përdorur edhe miqësoret në këtë drejtim. Ato i kanë shërbyer për të ruajtur iluzionin e pathyeshmërisë, ndaj Argjentina kërkon të përjetësojë idenë e të kundërtës. Nga kjo pikëpamje, prania e Messit në fushë do të ishte e mirë.

Related posts

BARCELONA-SEVILLA/ Luk de Jong shënon ndaj “Katalanasve”, Coutinho rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

U konfirmua se kishte arritur marrëveshjen me Liverpool, klubi i lojtarit hedh poshtë të gjitha zërat

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Juventus futet në garë me Everton për mbrojtësin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment