Futboll

Bonucci: Rilindja e Italisë nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë

Një nga disa prej pikave fikse të Italisë në rindërtim, pas fatkeqësisë së moskualifikimit në Kupën e Botës, Leonardo Bonucci, pret Anglinë.

Në të gjitha gjasat, sonte në mbrëmje do të jetë rradha e tij për të udhëhequr mbrojtjen italiane, pasi tashmë ka sfiduar Argjentinën, të premten. Bonucci thotë se Italia mund të krijojë probleme për Anglinë, por rezultati nuk do të jetë gjëja më e rëndësishme. “Ne do të përballemi me një ekip, që është përbashkuar pas disa vështirësive, – nënvizoi mbrojtësi blu. – Duhet të bëjmë edhe në kombëtare paraqitjet me klubet tona, ku kemi zhvilluar disa lojëra të mëdha.

Ne i kemi mundësitë për ta vënë në siklet Anglinë. Nuk mendojmë shumë për të kaluarën dhe atë që nuk kemi arritur.

Ne shohim përpara, kemi një kombëtare të rinjsh. Disa lojtarë nuk kanë përvojë ndërkombëtare dhe këto miqësore do të përdoren në këtë drejtim.

Kemi nevojë për të adresuar më mirë momentet e ndryshme të lojës dhe mendoj se “ringjallja” nuk do të jetë e lehtë dhe të shpejtë. Kërkohet durim, sepse të rinjtë nuk mund të rriten në nxitim. Donnarumma?

Tani për tani duhet të mendojë vetëm që të rritet, jo për të mbushur vendin, që përfundimisht do të lihet bosh nga Buffon. Ai duhet të jetë i qetë, ka hapësirë ​​të madhe për rritje dhe me përvojën e krijuar do të bëhet një nga portierët më të mirë në botë. Unë përpiqem t’i ndihmoj të rinjtë, duke e bërë veten të disponueshëm për ta dhe për të gjithë”.

Related posts

Goli i radhës nga Zlatan Ibrahimovic (VIDEO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi 22-vjeçar me COVID-19, e gjithë Hertha e Berlinit në karantinë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Sasuolo, mesfushori Bajrami kërkohet me ngulm edhe nga “gjiganti” turk…

Delo.autor

Leave a Comment