Futboll

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është bërë pjesë e historisë së kampionatit italian, Serie A

Bomberi argjentinas është bërë lojtari i gjashtë më i ri që arrin shifrën e 100 golave në Serie A.

Me het-trikun e realizuar në pjesë të parë brenda 14 minutave kundër Sampdorias të dielën, Icardi arriti kuotën e 102 golave në kampionatin elitar italian në moshën 25-vjeçare e 27 ditë.

Në pjesë të dy, Icardi shënoi edhe një herë para se të zëvendësohej me Eder rreth 30 minuta para fundit të ndeshjes.

Lojtari më i ri që e ka arritur 100 goleshin në Serie A është legjenda e Interit, Giuseppe Meazza, kur kishte 23 vjet e 32 ditë.

View image on Twitter
 

Related posts

FSHF ZHVILLON ASAMBLENË E ZAKONSHME/ Ja ndryshimet që priten të ndodhin

Delo.autor

MESSI tallet me kundërshtarët, reagimet epike të RONALDOS, GUARDIOLËS dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Kandidatët për TROFEUN PRESTIGJOZ shpallen në mënyrë të PAZAKONTË

Isa.Autor

Leave a Comment