Futboll Sport

Partizani-Teuta, Europa dhe mbijetesa kalojnë nga Selman Stërmasi

Herën e fundit përfundonte kështu, me golin e Moçkës të destinuar të mbetet si një ndër momentet më pikante të këtij kampionati. Dënonte Partizanin e Starovës por në një farë mënyre i bënte nder Dalipit, pasi i hapte rrugën e marrjes së drejtimit të skuadrës. Aventura e teknikut elbasanis nisi mirë, por në këto 3 ndeshjet e fundit të kuqtë kanë përjetuar një seri negative, kapitullim përballë Kukësit, një humbje e pafat me Skënderbeun dhe një barazim tejet i sikletshëm ndaj Lushnjës, rruga drejt Europës është komplikuar seriozisht dhe Partizanit i duhet të rikthehet te fitorja ndaj Teutës për të mbajtur gjallë shpresat për kompeticionet kontinentale, pa to vështirë se Dalipi do të konfirmohej.

Për Teutën është një çështje mbijetese, në barazimin me Kamzën macja e zezë ishte sërish Moçka, nuk shënoi golin e sekondës së fundit por ishte e tija shtytja që solli golin e 3-3, një rezultat që i lë bregdetarët në vendin e parafundit të klasifikimit. Teutës i duhet të marrë gjithçka në javët e mbetura dhe vjen në kryeqytet me synimin e qartë për të dhënë maksimumin, pa u intimiduar nga klasifikimi apo kualitetet e Partizanit, ndërkohë që një faktor plus për skuadrën e Begejas është fakti që luhet pa tifozë, një detaj jo i vogël sidomos për klubin e kuq që te mbështetësit e tij gjen gjithmonë një shtysë të fortë.

Për sa i përket organikës te Partizani ka shfaqur shqetësim Çani por janë rikthime të rëndësishme ato të kapitenit Batha, Jasir Asanit dhe Gerhard Prognit, të tre futbollistë me status titullari, Dalipi ka vetëm vështirësinë e përzgjedhjes, këte herë i duhet të evitojë një barazim të sekondës së fundit si ai i Moçkës, ndryshe nga ai që i dha timonin e Partizanit, këtë herë mund të rezultojë fatal për shanset e të kuqve për Europën dhe të tijat për tu konfirmuar në stol.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT TEK TIRANA/ Shehi: Herën e fundit që bëra sherr kërciti grushti

Delo.autor

E BUJSHME/ Matthijs De Ligt: Penalltia? Kisha dorën e…

Delo.autor

Me ardhjen e Niko Kovac, te Bayern Munichen nis “revolucioni”

Sadik.Autor

Leave a Comment