Futboll

Sulmuesi i Tiranës hedh pas krahëve skandalin seksual, e thërret kombëtarja

Uganda “fal” Junus Sentamunë. Më në fund, përfaqësuesja e ekipit afrikan ka hedhur pas krahëve skandalin seksual që ndodhi janarin e kaluar, ku ishte përfshirë edhe numri 11 i Tiranës. Sulmuesi ka marrë ftesë nga kombëtarja pas gati 14 muajsh mungesë. E fundit herë që ishte grumbulluar përkon me 25 janarin e 2017-ës, në ndeshjen kundër Malit.

Asokohe sapo ishte zbuluar veprimi i tij, që siguronte prostituta për shokët e ekipit. Junus Sentamu u pezullua nga kombëtarja, por nuk u largua kurrë nga grumbullimi. Vendimi u mor prej trajnerit dhe drejtuesve të federatës vendëse, pasi nuk donin që skandali të zmadhohej. Sulmuesi, edhe pse ishte pjesë e Ugandës, nuk u aktivizua për asnjë minutë gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës.

E fundit në një miqësore përballë Sllovakisë, ku e nisi nga stoli. Megjithatë, kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo histori, në Ugandë e kanë hedhur pas krahëve atë skandal. Ata kanë vlerësuar performancën e mirë të këtij futbollisti, ndaj kanë menduar që të sulmuesin ta llogarisin si pjesë të organikës për dy miqësoret që zhvillojnë në fund të muajit mars, e para ndaj Malauit, ndërsa e dyta është ende me kundërshtar të papërcaktuar.

Sentamu po bën një sezon realisht të mirë me Tiranën, ndërsa duhet thënë që pas 19 javësh të luajtura e ka gjetur 11 herë rrjetën, duke dëshmuar se është një garanci më shumë në majën e sulmit. Bie në sy mungesa e ugandezit tjetër Toni Maveje, i cili nuk ishte i pranishëm në listën që publikoi dje trajneri Sebastien Desabre.

 

Related posts

NUK NDALET SË PRODHUARI LOJTARË/ Bayern zbulon Thiago-n e ri brenda vetes, është gati për ekipin e parë

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Delo.autor

Bayern nxjerr Vidal në shitje, Mourinho sfidon sërish Conte për kilianin

Q.Autor

Leave a Comment