Futboll Seria A

Të dielën luan ndaj Fiorentinës së Astorit, Memushaj: Nuk dimë si të sillemi, tepër e vështirë

Të dielën, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj do të luajnë ndoshta ndeshjen më të çuditshme të karrierës së tyre. Benevento do të ketë përballë Fiorentinën, skuadër e cila ka pësuar një tronditje shumë të rëndë që pas ndarjes nga jeta të kapitenit Davide Astori dhe vetë Memushaj e pranon se situata nuk do të jetë aspak normale.

Është një javë shumë e çuditshme, na vjen keq për atë që ndodhi. Por fati do që të dielën të parballemi pikërisht me Fiorentinën dhe padyshim që do të jetë një ndeshje e çuditshme se nuk di si të sillesh në këtë situatë, është e vështirë. Jemi profesionistë dhe duhet të sillemi si të tillë edhe në fushë. E dimë që nuk do të jetë një ambient i lehtë, por duhet të tregojmë profesionizëm deri në fund”, tha ai për mediat italiane rreth kësaj sfide dhe situatës që është krijuar së fundmi te skuadra e Fiorentinës dhe ngjarjes tragjike të kapitenit të saj.

“E dimë që ndoshta kanë disa vështirësi, por e përsëris që është ndeshje e çuditshme ndaj nuk e di çfarë të presësh. Kur ndodhin këto gjëra mendon për gjithçka përveçse të luash. Mendoj se asnjë futbollist nuk kishte dëshirë që të zbriste në fushë, pasi kur ndodhin gjëra të tilla, mendon për gjithçka përveç ndeshjes”, shpjegoi ai, duke insistuar se vendimi për të mos luajtur në fundjavën e kaluar ishte ai i duhuri.

Ndërkohë, sa u përket shanseve të Beneventos për mbijetesë në Serinë A, duket se Memushaj dhe shokët e tij nuk janë dorëzuar ende, edhe pse mund të duket si një mision i pamundur. “Kemi disa ndeshje në shtëpi ku luajmë shumë gjëra, ku ka disa përballje direkte dhe sipas meje, mund të themi tonën deri në fund”, deklaroi Memushaj.

Related posts

“NDËRHYRJE NË FORMACION? SA HERË MË DO QEJFI”/ Presidenti Halili: Nuk ka lindur ai burrë që…

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Rikthehet Mourinho në Serie A, ja ekipi që do zërë stolin…

Delo.autor

Miss BumBum, fansja e zjarrtë e Messit “shkrin” borën me foto “hot” (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment