Futboll Shqipëri Sport

U ZYRTARIZUA TEK KOMBËTARJA -U-17/ Trajneri Bulku: Tek Shqipëria e Rejës do të jem…

Ervin Bulku u zyrtarizuar ditën e djeshme nga FSHF në krye të Kombëtares së 17-vjeçarëve. Megjithatë Bulku do të vazhdojë të jetë gjithashtu edhe ndihmës i trajnerit Edi Reja te Kombëtarja A, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar ai vetë.

Në studion e “Gol pas Goli”, Bulku është shprehur: “Falënderoj presidentin Duka dhe Federatën, që më dhanë këtë mundësi për të drejtuar Kombëtaren U-17. Për t’u bërë trajner i Kombëtares A, duhet ende kohë. Kjo aventurë e re është një projekt afatgjatë. Për çdo lojtar që luan në kampionatin vendas dhe atë jashtë, nuk ka rëndësi mosha, por ajo që tregon në fushë.

A do jem pjesë e ekipit të parë kombëtar? Do vazhdoj të jem në krahë të Rejës te Kombëtarja A. Do jem bashkë me Salihin dhe e njohim shumë mirë ambientin aty.”, tha Bulku.

Related posts

GAFA E VITIT NË ITALI/ Zbuloni çfarë bën portieri (VIDEO)

Delo.autor

DYSHOHET SE ËSHTË I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Hamilton refuzon të bëjë testin e COVID-19, ja arsyeja

Delo.autor

Gazetari i njohur sportiv ndërron jetë në moshën 62-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes

Q.Autor

Leave a Comment