Futboll Premier League

Të pathënat e transferimit të Zlatan Ibrahimovic te LA Galaxy

Te LA Galaxy po i gëzohen blerjes më të fundit, suedezit Zlatan Ibrahimovic. Por klubi nga Los Anxhelos është lodhur jo pak për të realizuar këtë goditje. Njeriu i cili luajti një rol të madh në realizimin e këtij transferimi është një ish futbollist i Manchester United.  Ai ka detyrën e drejtorit teknik të LA Galaxy dhe quhet Jovan Kirovski. Çelësi i tranferimit u bë pjesë e ekipeve të të rinjve, duke u kthyer në amerikanin e parë që u bashkua me “Djajtë e kuq” në vitin 1992.

Sulmuesi kishte të dhëna të mira dhe u llogarit si rezervë e United në 1996, por problemet me lejen e qëndrimit i prishën atij punë dhe i hoqën mundësinë që të kalonte me ekipin parë.

Por ai gjithsesi pati një karrierë të suksesshme në Evropë, duke luajtur për Dortmund, Sporting Lisbon, Crystal Palace dhe Birmingham, përpara se të rikthehej në SHBA në 2004 ku luajti 7 vitet e funti të karrierës. Me kombëtaren e SHBA-së, Kirovski zhvilloi 62 takime, por eksperienca me klubet e mëdha të Evropës ka lidhje me yllin suedez.

“Ata shikojnë se unë kisha luajtur në Evropë për klube të mëdha, harrojeni Champions League. Ata e shikojnë që unë kam qenë tek United. Ata e dinë se unë i kuptoj se çfarë po përjetojnë, çfarë kanë përjetuar dhe çfarë dot ë përjetojnë sepse edhe unë kam luajtur me Galaxy gjithashtu. Kjo ka shumë rëndësi për mua.

U them të vërtetën, të mirat dhe të këqijat. Në fund, gjëja më me rëndësi është të shesim çfarë LA Galaxy është.”, tha Kirovski.

Komunikimi mes klubit amerikan dhe Ibras nisi në 2016, kur sulmuesi ishte në fund të kontratës së tij me PSG-në.

Atëherë një kalim i sulmuesit në Los Anxhelos ishte i pamundur pasi klubi kishte bërë 3 blerje të të huajve. Por suedezi dhe familja e tij vizituan “StubHub Center” një vit më vonë dhe pikërisht drejtori teknik i shoqëroi ata në ambientet e kubit.  Takimi kulmoni me një drekë, ku i pranishëm ishte edhe legjenda e klubit David Beckham.

Ibrahimovic nga “Parc des Princes” shkoi në “Old Trafford”, por Kirovski i mbajti kontaktet.

“ Ne ngelëm të angazhuar në këtë projekt 3 vjeçar. Vazhduam t’i mbanim marrëdhëniet që të kishim një mundësi, nëse lojtari donte apo jo. Në fund, po korrim çfarë mbollëm”, shpjegoi Kirovski.

Galaxy e shtoi interesin në nisje të 2017-ës, por dëmtimi i Ibrahimovic-it në gju e pengoi lëvizjen.

“Gjatë kësaj kohe unë isha vazhdimisht në kontakt me të, me telefon apo duke e takuar. Asnjë nuk e besoi se kjo do të ndodhte, por papritur kjo u bë reale. Nuk është e lehtë të firmosësh një kontratë, por më në fund ia dolëm.”

Kirovski e shton emrin e Zlatan-it në listën e gjatë të emrave të mëdhenj që ai ka marrë në Kaliforni, përfshirë Giovani dhe Jonathan dos Sants dhe Romain Alessandrini. Por ai nuk ndihet i kënaqur ende.

“Ka të tjerë futbollistë që po flasim. Po planifikojmë ardhje të reja për 2-3 vitet e ardhshme. Mbajtja e marrëdhënieve ka rëndësi të madhe. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen tonë si klub”, përfundoi njeriu që solli Ibran te LA Galaxy.

Related posts

Nuk do ta besoni si shfajësohet trajneri i PSG pas eliminimit nga Real Madridi

Q.Autor

TEKNIKU I BAYERN FITON TRIPLETË TROFESH/ Por ja kush zgjidhet trajneri më i mirë i vitit për 2020…

Delo.autor

OPERIMI SHKOI ME SUSES/ Koha e parashikuar kur rikthehet Bilia

Isa.Autor

Leave a Comment