Futboll

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Trajneri i para të rinjve të Tiranës Migen Memelli ka rrezikuar të goditet me thikë pranë qendrës stërvitore të skuadrës së tij.

Tentativën e goditjes e ka bërë prindi i një lojtari të ekipit U-17 të Tiranës, gjatë ditës së sotme në seancën stërvitore të zhvilluar pranë fushës sportritve “Skënder Halili” në kryeqytet.

Burimet policore bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shtetasi me inicialet A.Ç, i cili e kishte kërcënuar Memellin duke i thënë: “Të pres fytin”.

Memelli ka qenë vetë në polici ku ka dëshmuar për incidentin.

Kjo ngjarje ndodh pak kohë pasi një incident i ngjashëm kishte ndodhur në Shkodër, ku një person kishte tentuar të godite me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.
Memelli është një ish-futbollist i njohur, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipin e Tetutës për shumë vite.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Tolisso, Coman ndëshkon Dinamo Kiev (VIDEO)

Delo.autor

Dështimi i shtirur i yllit brazilian, senatorët e REALIT e TALLIN “Vinicius Maradonën”

Isa.Autor

DURO zbulon prapaskenat e verës: Kam pasur kontakt me Olsi RAMËN, për tu bër…

Isa.Autor

Leave a Comment