Futboll

Tifozët katalanas kanë një kërkesë të veçantë për kapitenin e tyre

Ndërsa spekulimet rreth së ardhmes së Andres Iniesta vazhdojnë të rriten, tifozët katalanas në “Camp Nou” i bënë të qarta ndjenjat e tyre gjatë fitores kundër Athletic këtë të dielë (2-0). Kapiteni zëvendësoi francezin Ousmane Dembele me një pritje të ngrohtë nga tifozët katalanas. “Iniesta, Iniesta” dhe “Ne të duam, Iniesta qëndro!”, këto ishin brohorimat në kor, që bënë jehonë në “Camp Nou”, kur mesfushori hyri në fushë dhe ai u përshëndet në pothuajse çdo prekje topi që bëri.

Mesfushori ka një kontratë të përjetshme me klubin, por ka marrë një numër të madh ofertash financiare nga e gjithë bota. “Ka dy zgjedhje: Qëndro ose ik!”, zbuloi Iniesta këtë të mërkurë. “Përpara 30 prillit unë do të marr vendimin tim”, tha ai. Zëvendës kapiteni Lionel Messi i dha shiritin e kapitenit Dembele, që francezi t’ia kalonte Iniesta-s, kur ai të hynte në fushë si një zëvendësues.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË ME JUVENTUS/ Ramsey sapo ka “mallkuar” Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ PARMËS/ “Zikaltërve” i duhet fitorja, ja dy dyshimet e Spallettit me formacionin

Delo.autor

Kuqezinjtë, në miqësore “pa fushë”. FIFA u përgjigjet kapriçove të Ukrainës

Sadik.Autor

Leave a Comment