Futboll

Levante i bën një dedikim special Armando Sadikut

Bomberi shqiptar, Armando Sadiku, nuk po kalon një situatë fort të këndshme me skuadrën e re të Levantes.

Që nga momenti kur nënshkroi me spanjollët, Sadiku në tetë ndeshje ka luajtur vetëm në dy prej tyre. Megjithatë te Levante dinë si ta ngushëllojnë sulmuesin shqiptar.

Në rrjetet sociale Sadiku poston “surprizën” që kanë përgatitur për të. Një pjatë e madhe antipaste ka qenë dedikim për sulmuesin kuqezi.

Në të ishte shkruar me krem karamel emri dhe numri i tij i fanellës si dhe skuadra që përfaqëson.

Një përkëdhelje mjaft interesante për Sadikun, i cili në fushë nuk është se po trajtohet në të njëjtën mënyrë.

Image

Related posts

ZGJEDH MES REAL MADRIDIT DHE “DJAJVE TË KUQ”/ Christian Eriksen vendos të ardhmen e tij tek…

Delo.autor

HISTORIKE/ Finalja e Coppa Libertadores: Superclasico River Plate-Boca Juniors

Isa.Autor

ITALIANËT FRENOJNË PËR BROJËN/ Dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares

F.autor

Leave a Comment