Champions League Futboll

Tifozi i Arsenalit iu gëzua fitores së Juves, festoi me fanellën e Topçinjve në mes të “Wembley”

Juventus eliminoi Toottenhamin nga Liga e Kampionëve, pas fitores në Wembley, me rezultatin 2-1. Ndeshja e parë në Torino përfundoi me rezultatin 2-2 dhe falë triumfit në Londër, “Zonja e Vjetër” është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Bardhezinjtë u gjetën nën presionin e Spursave në pjesën e parë dhe pësuan gol nga Son Heung-Min, mirëpo në pjesën e dytë u kthyen për ta përmbysur rezultatin me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

Në fund të ndeshjes në Wembley, fitores së Juves i është gëzuar edhe një tifoz i Arsenalit. Mbështetësi i Topçinjve ndodhej në mes të tifozëve të Juventusit dhe në momentin e duhur ka nxjerrë fanellën e Arsenalit për të festuar eliminimin e Spursave.
Tottenhami është rivali më i madh lokal i Arsenalit dhe natyrisht që ekziston një rivalitet i madh ndërmjet tifozëve, të cilët gëzohen edhe kur ata humbin nga një ekip tjetër.
Theksojmë se skuadra e Arsene Wenger këtë edicion nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa rrezikon që të mos luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Rei Manaj nuk di të ndalet, ylli i Kombëtares tund rrjetën me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA KORABI/ Tronditet stoli i Tiranës. Egbo pritet të…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, Manchester United ndëshon Romën me 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment