Futboll Sport

AKORDI I YLLIT TEK “LOS BLANCOS”/ Ja shifra “galopante” që e ngjit Porton në majën e Europës

Transferimi i Militao te Real Madridi do të dërgojë 50 milionë euro në arkën e Porto. Në dekadën e fundit, klubi portugez është bërë një “makinë e vërtetë” për të bërë para me shitjet e talenteve të tij, aq sa në këtë periudhë shifra ka arritur pothuajse 800 milionë euro.

Në dhjetë vitet e fundit, “dragons” kanë grumbulluar 790.7 milionë euro nga shitja e lojtarëve, një shifër që e “shenjtëron” atë si klubin e dytë më produktiv në këtë drejtim, pas Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e Bundesligës kanë përfituar 930 milionë euro në këtë dekadë.

Në vendin e tretë është e habitshme të shohim Real Madridin, një klub i konsideruar si blerës yjesh, por që ka grumbulluar 751 milionë euro në dhjetë vitet e fundit nga shitja e lojtarëve. Porto kanë qenë në gjendje të shesë për shuma të majme lojtarë të tillë si Pepe, James, André Silva, Hulk dhe James.

Ato janë disa prej xhevahirëve të klubit portugez, që kanë pasuruar arkën e Portos. Duke marrë parasysh vetëm 10 shitjet më të shtrenjta të 10 viteve të fundit, Porto ka përfituar pothuajse 390 milionë euro, një shifër që e vendos atë si një nga klubet më produktive në shitje të kontinentit të vjetër.

Related posts

PËRBALLJA NË CHAMPIONS/ LINEKER: “MESSI nuk është lojtarë njerzorë, ai kurrë nuk…

Isa.Autor

DUA TË JEM I SINQERTË”/ Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë si lojtar, por…

Delo.autor

SHKËLQEU ME GOL NDAJ ROMËS/ Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment