Futboll

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Trajneri i Kombëtares se Danimarkës Age Hareide, ka thënë se Christian Eriksen është lojtarë shumë më i mirë se Luka Modric

“Eriksen është shumë më i mirë se Modric, ai do të ishte një yll në Real apo në Barcelonë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp në Danimarkë.

Ai beson se mesfushori i Spurs është shumë i mirë dhe se beson se në të ardhmen ai do të jetë lojtarë i Realit apo i Barcelonës.

Eriksen ka pasur një sezonë shumë të mirë me Spurs dhe kishte dominuar mesfushën kundër Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari deri me tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asiste në të gjitha garat, duke qenë lojtari kyç që pse Spurs janë në vendin e katër në Premier Ligë dhe kanë kaluar në gjysmëfinale të FA Cup.

“Mendojë që ai mund të luaj ku të dëshiron”, I ka thënë ai Ritzua. “Jepjani topin mandej topi do të flet vetvetiu. Christian është një tip që bëhet çdo vit më i mirë kudo që luan”.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET” TEK MILANI/ Ja cilët janë lojtarët me “valixhe” në duar

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Presidenti Halili e ka ndarë mendjen, trajneri i Tiranës për sezonin tjetër pritet të jetë…

Delo.autor

KËRKOHET NGA INTER DHE LAZIO/ Tajneri i Veronës për Kumbullën: Është gati të luajë për…

Delo.autor

Leave a Comment