Futboll

Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane: Nuk vlejnë golat nëse Balotelli ka sjellje të keqe

Luiggi di Biagio ende nuk e di se sa do të qëndrojë në krye të stolit të Italisë pasi përkohësisht është duke drejtuar kombëtaren deri në emërimin e një trajneri të ri.

 

Por, italiani vendos dhe fton lojtarët si të ishte emëruar trajner i Italisë, megjithëse udhëheq ekipin e të rinjve.

 

Italiani ka folur për mundësinë e thirrjes në skuadër të Mario Balotellit, i cili nuk është paraqitur në ekip që nga viti 2014.

“Isha në Nice për të parë Balotellin. Po shënon shumë gola. Por, për të qenë në kombëtare, nuk shërbejnë vetëm golat. Vlen edhe sjellja”, tha italiani, shkruan tg.

Ai më tej foli edhe për Marco Verrattin, i cili po kalon nëpër një periudhë të vështirë të karrierës.
“Verratti? Është një prej lojtarëve më të fortë italianë. Nga ai pritet shumë. Duhet ta ndihmojmë të gjithë”, deklaroi trajneri i Italisë. Italia do të luajë dy miqësore gjatë muajit mars ndaj Argjentinës dhe kundër Anglisë.

Related posts

PROJEKT I RI PËR STADIUMIN/ Ekipet e Milanos planifikojnë një “San Siro” ndryshe

Delo.autor

LAMTUMIRË ATLETICO/ Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

F.autor

OFERTA E BUJSHME/ Rritet vlera e Lautaro Martinez, shifra e frikshme që e shet Interi

Delo.autor

Leave a Comment