Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA 320 MILIONË LEKË PËR TË SHPËTUAR SEZONIN/ Borxhi 1.6 miliardë, klubi shkodran rrezikon…

E imagjinoni dot një Vllazni që e mbyll sezo nin si kampione apo në vendin e dytë dhe të tretë, e më pas nuk merr dot pjesë në Kupat e Europës!? Kjo i ka ndodhur Skënderbeut për shkak të dënimit nga UEFA, por tashmë është klubi shkodran që rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Europës prej një detyrimi të akumuluar prej vitesh në Tatime, i cili ka shkuar plot 1.6 miliardë lekë.

Një histori që mban peng prej vitesh licencimin e Vllaznisë për t’u përfaqësuar në kompeticionet e UEFA-s, gjithnjë nëse sportivisht arrin të kualifikohet. Këtë sezon gjithçka po shkon për mrekulli dhe Vllaznia është një kandidate potenciale jo thjesht për të siguruar zonën e UEFA- s, por për të fituar titullin kampion dhe duke marrë pjesë në Champions. Një problematikë që nuk po zgjidhet ende është pikërisht marrëveshja me Tatimet. Sipas UEFA-S, kriteri financiar mbetet më i rëndësishmi, pasi klubet nuk duhet të kenë probleme në detyrimet e prapambetura karshi të tretëve, individëve të veçantë dhe veçanërisht organeve tatimore.

Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë drejtorisë së Tatimeve dega Shkodër, se klubi Vllaznia duhet të derdhë patjetër 320 milionë lekë të vjetër për t’i hapur rrugën marrëveshjes, nga e cila mund të shpëtojë këtë sezon futbollistik dhe skuadra të marrë pjesë në Europë.

BISEDIMET DHE KUSHTI

Për borxhin 1.6 miliardë lekë të vjetra duhet gjetur patjetër një marrëveshje mes bashkisë Shkodër, si pronare e klubit Vllaznia dhe drejtorisë së tatimeve, por kjo duhet të bëhet realitet përpara datës 31 mars 2021. Prej muajsh bashkia dhe drejtoria e tatimeve janë në një seri negociatash për të bërë të mundur arritjen e akt-marrëveshjeje mes palëve për shlyerjen e kësaj shume.

Gazeta zbulon se një akt-marrëveshje e tillë mund të nënshkruhet vetëm nëse klubi i futbollit Vllaznia sh.a., që administrohet totalisht nga bashkia Shkodër, do të paguajë si këst të parë një vlerë prej 20 % të borxhit që është si shumë e paracaktuar. Nisur nga vlera, kjo shumë është afro 320 milionë lek të vjetra, që në fakt nuk është diç- ka e parashikuar në buxhetin e klubit për këtë vit kalendarik.

Related posts

Kalimi tek Barça, Coutinho: Neymar më përgëzoi për transferimin

Q.Autor

I PRENË ORGANET GJENITALE/ Ylli brazilian: Ju lutem MË NDIHMONI, s’dua të VDES

Isa.Autor

Xhaka dhe Mustafi titullarë, Aubameyang në stol kundër West Ham

Sadik.Autor

Leave a Comment