Futboll

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Barcelona ka para vetës 10 finale, për ta kompletuar një sezon historik dhe për të tentuar që ta fitojë titullin në Spanjë pa asnjë humbje.

28 xhiro, 28 ndeshje pa humbje – Barcelona tani po, tani do të shkojë për rekordin historik, tani do të tentojë ta përfundojë sezonin vetëm me fitore dhe barazime, pa shijen e humbjeve.

Fitorja 0-2 në udhëtim te Malaga ishte e 22-ta këtë edicion për ekipin e Ernesto Valverdes, teksa regjistron edhe gjashtë barazime – klub i vetëm që nuk din për humbje në Ligë.

Synimi i Barcelonës tani është që të mos pësoi humbje në 10 xhirot e fundit për të shkruar histori, pasi do të bëhej ekipi i parë në histori të Spanjës që e mbyll kampionatin vetëm me fitore e barazime, diçka të tillë tashmë e ka arritur një klub në Premierligë, ai është Arsenali (26 fitore – 12 barazime) në sezonin 2003/04.

Rekordi tjetër që Barcelona mund ta thyejë, është ai Real Sociedadit prej 38 ndeshjeve pa humbje në Spanjë (nga prilli 1979 deri në maj 1980).

Barcelona, aktualisht me 35, është tri ndeshje larg barazimit të këtij rekordi dhe 4 që ta thyejë krejtësisht atë dhe të shkruajë histori.

Related posts

“KUKËSI SI NDESHJE DERBI, JEMI EKIP PËT…”/ Flet Egbo: Skuadra është gati, formacionin ma bëjnë…

Delo.autor

ZYRTARE/ TRONDITET MILANI/ Mesfushori më i mirë do mungoi 9 muaj, operacioni rezultoi…

Isa.Autor

Stadiumi i ri një miliardësh i Chelseat rrezikon të mos ndërtohet, mbahet peng nga shtëpia e një familjeje (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment