Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayern “poker” ndaj Frankfurt, Dorsch debuton me gol (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka shpenzuar shumë energji ndaj Frankfurt por gjithsesi ka arritur të marrë një fitore 4-1 në Allianz Arena. Bayern tashmë e ka siguruar titullin kampion teksa do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj Real Madrid të martën.

Ndërsa Frankfurt luan për një vend në Europa League vitin tjetër, por duhet të mendojë për ndeshjet e tjera. Heynckes ka zgjedhur të bëjë jo pak rotacion në prag të sfidës së mesjavës duke futur në fushë shumë fytyra të reja si kosovari Shabani, Mai, Evina dhe Dorsch. Ky i fundit ishte shënuesi i golit të parë në minutën e 43’ të ndeshje.

Ai ka shënuar në debutimin e tij në ekipin e parë. pas pushimit Wagner gjen dyfishimin e rezultatit në minutën e 76’ por dy minuta më pas Frankfurt ngushton diferencën me Haller. Gjithsesi në fund të takimit ishte Rafinha, një nga më të dobëtit e ndeshjes me Real, ai që vulosi fitoren për vendasit. Por edhe Sule në fund të takimit gjeti rrjetën për ekipin e tij.

Related posts

INTER DO TË RIKTHEHET NË STADIUMIN KU FITOI CHAMPIONSIN/ Reali bilanc negativ kundër “Zikaltërve”. Ja precedentët

Delo.autor

“SA BUKUR TË SHIHJE 58 MIJË ANGLEZË TË IKNIN PARA MEDALJEVE”/ Bonucci: Hani më shumë pastashuta

Delo.autor

LISTË YJESH/ Jo vetëm Harry Kane, “djajtë e kuq” mbeten në kërkim të një “bomberi”

F.autor

Leave a Comment