Futboll

Ultimatumi i presidentit të UEFA-s për Skënderbeun, situata u rëndua nga kërcënimet me vdekje

Situatën për Skënderbeun e rëndoi akoma më shumë edhe kërcënimi me jetë ndaj dy inspektorëve të Etikës që kanë hartuar raportin. Më datën 8 shkurt të këtij viti, UEFA nëpërmjet një komunikate bënte të ditur se inspektorët që janë marrë me këtë çështje kanë marrë kërcënime anonime me vdekje, duke sqaruar gjithashtu se këto veprime nuk do të frikësojnë askënd dhe se personat e përfshirë në hetim kanë mbështetjen e plotë të qeverisë së futbollit europian.

ceferin

Madje, UEFA ka publikuar dhe një mesazh mbështetës nga ana e presidentit, Aleksander Ceferin, i cili ndër të tjera shkruan: “Ne nuk do të lejojmë që persona të stafit të UEFA-s, që po merren me këtë çështje apo me çështje të tjera, të jenë subjekt kërcënimi nga palë të treta dhe ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës dhe timen personalisht”, përfundon mesazhi i presidentit të UEFA-s.

uefa

Ndërkaq, klubi i Skënderbeut u distancua menjëherë nga ky rast, duke deklaruar se e dënonte me forcë ngjarjen dhe garantoi respekt për punën e organeve juridike të UEFA-s.

Related posts

“DEMI” THYEN ROMËN/ Inter futet në garë për titull, por Inzaghi frenon: Është herët të flasësh

F.autor

Reali ‘lëviz’ në merkato, gati nënshkrimi me sulmuesin e Valencias

Q.Autor

U AKUZUA PËR PËRDHUNIMIN E TRTE GRAVE/ Nuk ka liri për mbrojtësin Mendy, ja dënimi që merr nga gjykata…

Delo.autor

Leave a Comment