Futboll

Gerard Pique tregon se si i tall madrilenët në WhatsApp

Madje, janë disa futbollistë të të dyja skuadrave të cilët kanë krijuar një grup në WhatsApp dhe aty bëjnë shaka, zihen e ngacmohen.

“Grupi im i WhatsApp ka për t’ju befasuar juve. Para pak kohësh, kur ishim 8-9 pikë para Realit në La Liga krijuam një grup special me disa nga lojtarët që u mblodhëm gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe që luajmë te Barça dhe Reali.

Kur lexon çfarë shtypi shkruan, mendon se ne urrehemi shumë. Realisht, ia kalojmë shumë mirë. Flasim për taktikën, futbollin, madje edhe për librat që lexojmë.

Jemi si fëmijët. Realisht për mua është situata e këndshme tani që jemi 15 pikë para në kampionat. Vitin e kaluar, kur Reali fitoi gjithçka, ata çfarë nuk thoshin kur grumbulloheshim.

Vjet kur fitonin, nxirrni muskujt nga dhomat e zhveshjes. Kurse sivjet fitojnë, por janë më të trishtë. Edhe unë u dërgoj mesazhe në WhatsApp. ‘Çkemi çuna, përse kaq seriozë?’ Dhe u dërgoj emoji duke qarë dhe pastaj duke qeshur”, tregon ylli i Barçës duke qeshur. Duket se tani është koha e “Galaktikëve” për të vuajtur.

Related posts

E BUJSHME/ 5 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë për transferimin e lojtarëve

Delo.autor

TENSION I MADH TEK LAZIO/ Shtohen dhimbjet e kokës për Inzaghin para ndeshjes me Juventus

Delo.autor

“LOJTARËT TA SHIJOJNË NË MAKSIMUM”/ Egbo: Tirana do japë gjithçka, tek zviceranët kemi problem…

Delo.autor

Leave a Comment