Futboll

Ibrahimovic do të largohet zyrtarisht këtë javë nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas asaj që raporton ESPN, Jose Mourinho ka vendosur që ta lë të lirë Zlatan Ibrahimovicin, i cili do të largohet nga Manchester Unitedi këtë javë.

Për suedezin interesohen klube nga MLS (Amerikë) dhe duket se nga java e ardhshme do të transferohet atje, më së shumti e interesuar është LA Galaxy.

36 vjeçari nuk arriti të kthehej në më të mirën pas lëndimi të rëndë që pësoi në prill të vitit të kaluar dhe transferimi i Alexis Sanchez, si dhe forma e mirë e Rashford e Anthony Martial – ia kanë zvogëluar minutat suedezit që tani ka marrë dritën e gjelbër nga Mourinho për të gjetur që këtë javë klub të ri.

Related posts

“MARRËVESHJA” PËR HUAZIM/ Chelsea i ofron Batshuayin këtij klubi në Premier League…

Isa.Autor

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment