Futboll

Valverde: “Nuk i kam thënë Messit si t’i godasë gjuajtjet e lira”

Valverde ka gjetur kohë që të bëjë shaka në konferencë, pas fitores së Barcelonës 1-0 kundër Atletico Madridit me supergolin e Messit.
Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 27 në La Liga, duke e mposhtur rivalin direkt për titull, Atletico Madridin, shkruan Gazeta Express.

Vendasit triumfuan në shtëpi, në “Camp Nou” me rezultat minimal 1-0 me golin e Lionel Messit, i cili realizoi në minutën e 26’të të ndeshjes.

Messi, që shënoi golin e 600-të në karrierë, realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Ernesto Valverde në formë shakaje u ka thënë gazetarëve se ai nuk i tregon se si t’i ekzekutojë ato.

“Messi i praktikon në stërvitje gjuajtjet e lira… dhe shënon. Të siguroj se unë nuk i kam thënë si t’i godasë”, tha para gazetarëve Valverde.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ “Zvarritja” e Messit irriton specialistët: Mungesë respekti, dikush duhej t’i thoshte Pochettinos…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Augsburgu befason Dortmundin, mbrojtja e verdhezinjëve në gjumë (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Insiston mbrojtësi i Napolit: Të qëndrojmë sa më afër “Zonjës së Vjetër”, duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment