Futboll Premier League

Van Gaal fal Mourinho-n – dhe sulmon pronarin e United

Pas shkarkimit të tij ai kishte fjalë të këqija vetëm për pasardhësin e tij te Manchester United.

Por për gjermanen Sport Bild, Louis van Gaal vendos paqen me Jose Mourinho-n: “Nuk jam zhgënjyer nga Mourinho. Çdo trajner kërkon të punojë tek United pasi është një nga klubet më të mëdha në botë,” shprehet van Gaal.

“Unë mendoj, shfrytëzoi mundësinë që iu dha, megjithëse ai u shkarkua nga Chelsea kur ishin në vend të 13-të, ndërsa unë isha në vend të katërt.

“Por ajo që më duket e gabuar është fakti se si një CEO mund të më thotë se jemi të kënaqur me ty, mos beso shtypin. Më pas ti fiton FA Cup dhe shkarkohesh…”

Megjithëse ka vendosur paqe me Mourinho-n, holandezi pëlqen një trajner tjetër më shumë në Premier League. “Pep Guardiola për mua është aktualisht trajneri më i mirë i Premier League,” shprehet van Gaal.

“Pep e ka kthyer në një makineri City-n. Ai tregon një futboll që edhe unë doja të bëja te Manchester United. Por procesi tek United do të zgjaste më tepër. Por nuk mu dha koha.”

Related posts

E PABESUESHME/ Ja pse Ronaldo njihet edhe si CR7

Isa.Autor

Ylli i PSG-së e konfirmon largimin në fund të sezonit

Sadik.Autor

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

Leave a Comment