Futboll La Liga Sport

I VENDOSUR JASHTË STADIUMIT MITIK “CAMP NOU”/ Barcelona nderon me statujë bronzi legjendën… (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka zbuluar statujën e legjendës Johan Cruyff, e vendosur jashtë stadiumit mitik “Camp Nou”. Miqtë dhe familja e ish-lojtarit dhe trajnerit të Barçës ishin të pranishëm në këtë ceremoni të përurimit të veprës, që tashmë mund të shihet edhe nga publiku.

Presidenti aktual i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, iu drejtua turmës së mbledhur duke folur për trashëgiminë që la holandezi në klubin katalan.

“Kjo statujë do të jetë një kujtesë e përhershme e Johan Cruyff dhe asaj që ai përfaqëson. Johan Cruyff është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë, thelbit dhe ndjenjës sonë,” – deklaroi Bartomeu.

Ta pranishëm në zbulimin e statujës ishin gruaja e Cruyff, Danny, djali Jordi dhe vajza Susila. Një numër i konsiderueshëm i ish-lojtarëve të legjendës holandeze ishin gjithashtu pjesëmarrës, duke përfshirë Carles Puyol, Sergi Barjuan dhe Albert Ferrer.

Barcelona i ka vënë emrin Johan Cruyff stadiumit e ri të skuadrës B. Më i miri holandez në historinë e futbollit luajti gjatë pesë sezoneve për klubin e Barcelonës mes viteve  1973 dhe 1978, para se të kthehej te “blaugranat” në rolin e trajnerit mes viteve 1988 dhe 1996.

Statuja prej bronzi është e lartë 3.5 metra dhe u krijua për katër muaj nga skulptori holandez, Corry Ammerlaan van Niekerk. Ajo e paraqet Cruyffin me shiritin e kapitenit dhe fanellën me nr 9 në shpinë, duke dhënë udhëzime me një krah të shtrirë.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo vendos për të ardhmen. Gati nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me…

Delo.autor

LUHET DERBI! Statistikat, ja si kanë përfunduar 25 sfidat e fundit mes Tiranës dhe Partizanit

F.autor

KOKAINË NË STADIUMIN E JUVENTUSIT/ Policia italiane arreston një 41-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment