Futboll

(VIDEO) Kur tifozët vënë në punë edhe ushtrinë

Teksa në Shqipëri policia ngrihet në këmbë për një ndeshje mediokre dhe nuk lë tifozët të hyjnë në stadium për arsye nga më absurdet, në shtete të tjera evropiane çfarë nuk ndodh dhe përsëri stadiumet janë plotë.

Zhvendosemi në Pragë, pikërisht në zemrën e Çekisë, për ndeshjen më të zjarrtë, derbin Sparta – Slavia. U luajt në fushën e stadiumit “Generali Arena”, të pranishëm në stadium ishin 18 mijë spektatorë të deklaruar. Nuk mund t’i quajmë spektatorë, sepse po të ishim në Tiranë apo në një vend tjetër në Shqipëri, do t’i quanim huliganë.

Ajo që la më tepër mbresa në këtë përballje ishte shoqërimi i tifozerive respektive për në stadium. Nuk ka qenë policia në krye të detyrës, por shteti Çek vendosi të përdorë ushtrinë për të mos pasur incidente. Ushtria krijoi pak a shumë dy batalione. Në një krah me tifozët e Sparta-s dhe në krahun tjetër me ata të Slavia-s. Siç shihet edhe në foto, kortezhi i tifozëve është vënë në mes, ndërsa jashtë kuadratit qëndrojnë ushtarët që vetëm ruajnë grupin që të mos përleshet me kundërshtarin.

Në Shqipëri këtë nuk mund ta shohim kurrë, sepse kështu si po trajtohen tifozët, ata kurrë nuk do të grupohen në masë për një përballje, por edhe për një fakt tjetër, sepse këtë sezon Shqipëria nuk ka një derbi… Se për pak harruam, ndeshja përfundoi 3-3!

Related posts

“KAM BËRË TESTIN TË DIELËN…”‘/ Koronavirusi prek edhe Kombëtaren, portieri kuqezi rezulton pozitiv

Delo.autor

REALIZON NJË TJETËR ARRITJE PERSONALE/ Ibrahimovic kap dy legjendat e Milanit me dopietën e fundit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Zorro” Heynckes, heroi dhe rreziku numër një për Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment