Futboll

(VIDEO) Panuçi e la jashtë Kombëtares, mesfushori shënon supergol nga goditja e dënimit

Ndërkohë që Kombëtarja është në prag të miqësores ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet të hënën, disa lojtarë që nuk janë thirrur nga Panuçi vazhdojnë të luajnë me ekipet e tyre dhe të shënojnë.

Njëri prej tyre është edhe Valon Ahmedi. Mesfushori që luan me Mariborin në Slloveni u thirr për herë të parë në Kombëtare nga Panuçi dhe ka zhvilluar dy takime deri tani me përfaqësuesen.
Gjithsesi trajneri italian vendosi të mos e e grumbullonte 23-vjecarin për takimin miqësor ndaj Norvegjisë.

 

Ahmedi ka treguar klasin e tij në miqësoren që Maribori ka fituar ditën e sotme përballë Sturm Grazit. Takimi përfundoi 1-2 dhe Ahmedi shënoi golin e parë të ekipit slloven. Një gol shumë i bukur i shënuar nga goditja e dënimit.

Related posts

“PËRULU PARA MBRETIT”/ Bomberi Ibra i kundërpërgjigjet thumbës së Lukaku me… kapuçino (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Qeveria e futbollit anulon ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022” në muajin mars, ja arsyeja…

Delo.autor

VIDEO/ Gol menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Abrashi i shënon Hamburgut të Mavrajt

Q.Autor

Leave a Comment