Formula 1

Penalizim për pilotin e Mercedes e nis garën nga vendi i 15-të

Gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë sa duket për makinën Mercedes sot në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.

Nëse Lewis Hamilton u rendit i pari dhe siguroi “pole position”, shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas ishte protagonist i një aksidenti në momentin që nisi sesioni i tretë i provave.

Makina e tij doli jashtë piste e pësoi një përplasje të fortë me muret mbrojtëse, për fat të mirë pa pasoja për pilotin, por Mercedesi pësoi dëmtime të mëdha.

Piloti finlandez Valtteri Bottas

Mekanikët u detyruan të ndryshojnë kambion e njëvendëshes së Bottas, duke humbur kështu 5 pozicione në startin e garës.

Ai sot nuk dha asnjë kohë në përfundim të sesionit të tretë, duke u reditur i treti dhe pas penalizimit do ta nisë garën nesër nga vendi i 15-të. “Nuk është kjo mënyra më e mirë për të nisur sezonin. Por jam mirë fizikisht pas aksidentit. Në kthesë barriera ishte pak e lagur dhe makina rrëshkiti, duke humbur kontrollin e saj”, u shpreh Valtteri Bottas.

Related posts

DYSHOHET SE ËSHTË I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Hamilton refuzon të bëjë testin e COVID-19, ja arsyeja

Delo.autor

FORMULA 1/ Skuadra Haas zbulon makinën, djali i Schumacher ulet në njëvendëshen me ngjyrat e flamurit rus

Delo.autor

MERCEDES TRIUMFON NË KINË/ Hamilton fiton garën nr.1000 të F1

Delo.autor

Leave a Comment