Futboll

Vllaznia ende nuk ka lajme, Malota mbetet në arrati

Burime pranë ekipit të Vllaznisë bëjnë me dije se Malota vijon të mbetet në arrati derisa çështja e tij të marrë zgjidhje. Kështu, ai do të mungojë në stërvitjen e skuadrës kuqeblu para takimit kundër Skënderbeut që do të luhet mesditën e së shtunës.

Mbrojtësi lezhjan është kthyer në çështje te Vllaznia, pasi ishte një nga prurjet më të bujshme të merkatos së janarit, por edhe që bëri mjaft punë për planet e trajnerit Gjoka. Tashmë që po afrojnë ndeshjet vendimtare dhe Vllaznia po diskuton mbijetesën, duhet të vuajë dhe mungesën e tij, e cila rëndon shumë.

Veç mungesës së lezhjanit, Vllaznia pret edhe Ardit Krymin, i cili vijon të mbetet i dëmtuar. Gjithashtu, Erjon Vucaj nuk jep garanci për takimin kundër Skënderbeut, që do të thotë se Ernest Gjoka duhet t’i bëjë mirë llogaritë për këtë sfidë.

Related posts

E PABESUESHME/ Lojtari i Valencias “SUPERSONIK”, në 6 sekonda kundërsulm gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

DY SEANCA NË DITË, ASNJË PUSHIM/ Pique “rebelohet” ndaj trajnerit të ri

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ RROCA: Luftëtari bën kthesën me Partizanin. Të ardhmen e shikoj jashtë SHQIPËRISË

Isa.Autor

Leave a Comment