Futboll Seria A

Pallotta: Roma nuk është supermarket, nuk i lëshojmë talentet

Presidenti i Romës, amerikani James Pallotta, i ka mbyllur derën të gjithë klubeve të interesuara për ‘xhevahirët’ e Romës, si portieri brazilian Alisson, apo fantazisti turk Under.

Ai tha se verdhekuqtë nuk janë një supermarket, por një skuadër që synon të fitojë trofe, ndërsa theksoi se lojtarë si Alisson dhe Under do të qëndrojnë gjatë me Romën.

“Më vjen shumë inat që e etiketojnë Romën si një supermarket. Ne nuk kemi ndërmend të shesim asnjë prej talenteve tanë. Kemi blinduar me kontrata 5-vjeçare si Alisson, ashtu edhe Under dhe do t’i mbajmë gjatë ata. Jemi të lumtur edhe për investimet te Schick dhe Karsdorp, që jemi të bindur se do të na japin rezultat në sezonin e ardhshëm”, deklaroi presidenti i verdhekuqve.

Related posts

GABIGOL I “DHUROI” TROFEUN FLAMENGOS/ Flet ish-trajneri i Inter: Ne e quanim Gabi-no-gol, sepse…

Delo.autor

PROBLEME PËR MBROJTËSIN E MILAN-IT/ Arratiset qeni i Hernandez dhe i shkakton telashe në rrugë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ “HEROI” Broja: Kemi dëshirë të luajmë në Botëror, nuk jemi vend i madh por…

Delo.autor

Leave a Comment