Futboll Seria A

Njëri bën gati valixhet, ja si mund të ndryshojë sulmi i Milanit

Nga ana tjetër, Milani është vigjilent edhe në merkaton për afrimet e reja. Kuqezinjtë kanë si synim Memphis Depay. Nuk është një sekret që 24-vjeçari i Lyon, të jetë objektivi i parë i drejtuesit Massimiliano Mirabelli.

Lojtari vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe në deklaratën e tij të fundit duket i ka lëshuar sinjale të qarta klubit kuqezi për një kalim të mundshëm në Milano: “Milani është një shoqëri e madhe, me një histori të madhe, por ka edhe disa klube të tjera në botë që janë fantastikë.” Megjithatë drejtori sportiv, Mirabelli duket i vendosur për të siguruar shërbimet e lojtarit, i cili do të ishte një përforcim me vlerë në radhët e klubit kuqezi dhe do ta ndihmonte skuadrën për sezonin e ardhshëm të Seria A. /EDS/

 

Related posts

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Ylli Rashford “sulmon” Manchester United me thënien e legjendës (FOTO)

Delo.autor

Huligani i dehur bie me një grusht në tapet (VIDEO)

Sadik.Autor

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

F.autor

Leave a Comment