Futboll

Vllaznia entuziazmon, me hap Europe në fazën e tretë

Nëse kampionati do të kishte nisur në vitin 2018, Vllaznia do të ishte një prej skuadrave që garojnë për kupat e Europës.

Fatkeqësisht, prej ecurisë jo të mirë gjatë dy fazave të para, paraqitjet fantastike të skuadrës në këtë periudhë do të shërbejnë për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.

Shkodranët kanë një prej ekipeve më në formë, mbi të gjitha në fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Tre fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, edhe kjo ndoshta e pamerituar në fushën e Laçit.

Në javët e fundit, më mirë se kuqeblutë kanë bërë vetëm Skënderbeu kryesues dhe Kukësi i shkëputur nga ndjekësit në luftën për vendin e dytë.

11 pikë të grumbulluara prej fillimit të muajit shkurt, por mbi të gjitha një mbrojtje që jep garanci. Vetëm një gol i pësuar në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Dora e trajnerit Gjoka në repartin difensiv jo vetëm që ndihet, por po ndihmon skuadrën të ngushtojë diferencën me ekipet e tjera, në objektivin për t’u larguar nga zona e rënies nga kategoria.

Një Vllazni e tillë entuziazmon në fushë dhe jo më kot tifozët shkodranë po kthehen në stadium.

Shpeshherë në “djepin e futbollit” vetëm pikët nuk mjaftojnë, një tregues ky që kuqeblutë diçka të mirë po e bëjnë edhe në aspektin e lojës.

Përpara sfidës së kësaj të mërkure në “Loro Boriçi”, Partizani është i paralajmëruar.

Related posts

Trajneri i njohur: Messi duhet te pezullohet, ai nuk është njeri

Q.Autor

U EKZEKUTUA ME 6 PLUMBA/ Shikoni momentin e sulmit ndaj tifozit serb të Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Delo.autor

S’kanë të sosur problemet për VLLAZNINË, ish-mesfushori i TIRANËS e çon në gjyq

Isa.Autor

Leave a Comment