Futboll La Liga Sport

“ARMIQ NË DEBUTIM”/ Rrëfehet Mina: “Pleshti” i fitonte 50 euro nga… bastet

Nëse nuk ndodh asgjë surprizuese në orët e fundit, Xheri Mina do të ketë një nga objektivat më të mëdha të karrierës së tij sot në mesnatë. Do të kërkojë ta frenojë mikun e tij Lionel Mesi. Kurioziteti i këtij dueli është fakti që Mina dhe Leo janë miq të mirë dhe kanë raport special që kur kolumbiani zbarkoi te Barcelona.

Xheri qëndroi aty për pak kohë, por ishte e mjaftueshme për të treguar admirimin për argjentinasin dhe që të lidhej me të që në ditën e parë. Mina tregon në një intervistë ditët e para kur njohu Leo Mesin. “Për mua është diçka speciale të qëndroj me Leo Mesin. Përulësia është virtyti i tij më i mirë. Ishte i ulur dhe u çua të më takonte. Ishte diçka emocionuese për mua dhe m’u rrëqeth mishi. Kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës”, tregon mbrojtësi i Kolumbisë.

Ai tregon gjithashtu edhe “bastet” që vendoste me dy sulmuesit katalanas. “Kur shkova te Barcelona, kërkova të përshtatesha menjëherë dhe të krijoja një ambient pozitiv. Nisa të vendosja baste në stërvitje për goditjet e lira. Unë doja thjesht që t’i shihja, por kuptova pas disa ditësh që po më iknin nga 50 euro në ditë. E vërteta është që Leo dhe Suarez ishin të frikshëm dhe e dërgonin topin ku të donin. Janë persona të shkëlqyer dhe magjistarë”, tha Mina.

VLERËSIMET

Xheri ka folur shumë herë për Mesin dhe rastësia donte që dy fytyrat të shiheshin me njëri-tjetrin në debutimin e dy kombëtareve në Kupën e Amerikës. Mina e di mirë kë ka përballë dhe çfarë vështirësie ka sfida e tij. E vetmja gjë pozitive është fakti që e njeh dhe mund ta ndalë. “Nuk e kam formulën për ta ndalur Leo Mesin. Ai është një kampion i vërtetë dhe është shumë e vështirë për t’ia hequr topin nga këmbët.

Argjentina - Kolumbia

Kur mendon se ai do të bëjë të njëjtën gjë, shpik menjëherë diçka tjetër”, tregon mbrojtësi kolumbian. Admirimi i tij për Mesin ka qenë i madh, aq sa edhe Marinela, e ëma e mbrojtësit thotë se ai donte të luante një ditë përkrah tij.

“E shihte Mesin gjithmonë dhe një ditë donte të luante përkrah tij. Duke punuar ia arriti ta bënte realitet ëndrrën e tij”, tregon ajo. Sot në mesnatë do të jenë “armiq” për 90 minuta. Mina do ta ketë si rival futbollistin që admiron shumë.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK “BARDHEBLUTË”/ Tetë tituj si lojtar i Tiranës, Nevil Dede kampion në ADN

Delo.autor

DO TË PËRBALLET ME INTER/ Flet Valverde: Në dyshim prezenca e “Pleshtit”, polemikat vijnë nga …

Delo.autor

ÇMENDURIA/ Shënohet goli i vitit, BRAZILIANI “tërbon” tifozët duke realizuar nga 50 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment