Futboll

PSG takim me menaxherin e Conte-s, transferimi drejt realizimit

Në një kohë që Unai Emery është drejt largimit nga drejtimi i PSG-së, për shkak të eliminimit nga Champions League, drejtuesit e klubit janë duke menduar për zëvendësimin e tij dhe sipas “Sky Sport”, emri që sheiku Al Khelaifi kërkon me çdo kusht të ketë në skuadër është Antonio Conte.

Italiani që drejton Chelsea-n, ka probleme kohët e fundit me bordin drejtues për merkaton dhe largimi në mbyllje të sezonit është i pashmangshëm edhe pse ka ende një vit kontratë.

Gjatë kësaj jave mes menaxherit të trajnerit, që është njëkohësisht edhe vëllai i tij dhe përfaqësuesve të PSG-së, parashikohet të ketë një takim që mund të përfundojë edhe në një marrëveshje mes palëve.

Related posts

Van Dijk: Liverpooli është gati për “ndeshjen e jetës”…

Sadik.Autor

SULMOHET RONALDO/ Do luani me lojtarin më të mirë në botë, Dybala: Pse do vijë dhe Messi te ne?

Isa.Autor

DITËT E NUMËRUARA PËR LOPETEGUIN/ Jo Conte, por ky mund të jetë trajner i ri i Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment