Të tjera

VOLEJBOLL/ Barleti Volley i pamposhtur, sërish rokadë në fundin e renditjes

Barleti Volley vazhdon marshimin e tij në kampionat, duke mundur me lehtësi 3-0 Teutën në Durrës dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes së Grupit A1 në volejboll për femra. Ndeshja e vlefshme për javën e 21-të ishte një formalitet për skuadrën kampione, që zgjidhi gjithçka brenda 60 minutave lojë, ndërsa Teuta ka zhvilluar një ndeshje të dobët edhe pse pritej më shumë në fushë. Pa probleme fiton edhe Partizani i vendit të dytë, që ruan të njëjtin ritëm si të kuqtë, duke mundur 3-0 në “Asllan Rusi” ekipin mik të Skënderbeut. Një sfidë e komanduar nga volejbollistet kryeqytetase, që patën epërsi në fushë në të trija setet.

Nga ndeshja Tirana – Korabi, 3-0

Surprizën në këtë javë e realizoi ekipi i Lushnjës, që arriti një fitore të rëndësishme në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase, duke marrë 2 pikë mbijetese. Edhe pse Vllaznia doli dy herë në avantazh, duke fituar setin e parë dhe të tretë, po dy herë mikeshat nga Myzeqeja arritën të rikuperojnë, duke çuar gjithçka në setin final, ku fituan 15-11 dhe morën dy pikë të arta. Tashmë Lushnja parakalon në renditje Korabin, që zbret në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga kategoria. Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi pa shumë probleme 3-0 pikërisht ndaj Korabit, një ndeshje ku dy setet e para dhuruan disi rivalitet. Por bardheblutë kishin vazhdimisht kontrollin e lojës dhe e merituan fitoren.

Nga ndeshja Vllaznia – Lushnja, 2-3

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 12-të (17 mars)

Partizani – Skënderbeu, 3-0 (25-13, 25-15, 25-19)

Tirana – Korabi, 3-0 (25-20, 25-21, 25-7)

Vllaznia – Lushnja, 2-3 (25-17, 23-25, 25-11, 16-25, 11-15)

Teuta – Barleti Volley, 0-3 (14-25, 10-25, 10-25)

Renditja: Barleti Volley 36 pikë (12/0), Partizani 29 pikë (10/2), Tirana 27 pikë (9/3), Teuta 21 pikë (7/5), Skënderbeu 12 pikë (4/8), Vllaznia 10 pikë (3/9), Lushnja 5 pikë (2/10), Korabi 4 pikë (1/11).

Related posts

Shqipëria përfaqësohet me 7 sportistë në Evropian

Q.Autor

Surpriza në Australian Open, Venus Williams eliminohet që në start

Q.Autor

MOMENTI BËN XHIRON E BOTËS/ Kapje spektakolare, gjyqtari hero i shpëtoi jetën Neymarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment