Formula 1

Formula 1/ Alonso e sheh veten inferior për këtë arsye

“Kam shumë besim te vetja dhe e di që kam nevojë vetëm për një makinë që është dy-tre apo katër të dhjetat më e mirë, atëherë unë mund të garoj”. Kështu ka deklaruar Fernando Alonso për F1 Racing. Një javë para nisjes së Botërorit, piloti spanjoll është i vetëdijshëm që nuk do të ketë një nga makinat më të shpejta, por për këtë nuk ka se pse të shqetësohet: nëse McLaren dështon me pak të dhjetat nga skuadrat që do të jenë para saj, Alonso duhet të jetë i gatshëm që të plotësojë këtë deficit.

“Në disa cirkuite mund të humbasin, në të tjera do të fitojmë. Por do të jemi aty”. Por a do të jetë MCL33 për të qëndruar në atë kohë? “Nëse eliminojmë disavantazhin që shohim në rreshta, do të jetë mirë. Nuk e di nëse mund të fitojmë, por do të jemi pranë Red Bull”.

Për një pilot si Alonso, që jeton për sfidat, kur nuk ka qenë gati për të garuar ka qenë mjaft e komplikuar. Gjatë javës ka deklaruar se ka menduar seriozisht që të largohet nga Formula 1. Përveç kësaj, kanë qenë problemet që ka vuajtur gjatë dy javëve presezonale që u zhvilluan në Barcelonë. Por, tashmë duket se gjithçka po shkon drejt përmirësimit.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua që të gjeja motivim, kam pasur ulje-ngritje. Nuk flas për fundjavat e garave, sepse kur je në rrugën e duhur ndjen brenda vetes se je gati për disa sfida. Por gjatë garave është shumë e komplikuar dhe duhet të impenjohesha më tepër për të qenë i përqendruar. Makina po finalizohet ashtu siç duam, kështu që nëse do të kishim një motor më të mirë, do të ishte zgjidhja më e duhur”.

Related posts

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Todt: Viti 2021 do të jetë anormal dhe me të papritura

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT NË AUSTRALI/ Ferrari “ngre kokën” në Bahrein, dominon provat e lira (FOTO)

Delo.autor

“FORMULA 1” ÇMIMI I MADH I MONACOS/ Leclerc kthehet në shtëpi: Shpresoj të vijë “shpërthimi” i Ferrarit

Delo.autor

Leave a Comment