Futboll

Wagner apo Gomez? Heynckes shpreh mendimin e tij se kush duhet të shkojë në Rusi

Jupp Heynckes është një njeri që flet hapur. Trajneri i Bayern Munich diskutoi për shanset, që kanë Sandro Wagner dhe Mario Gomez për t’u bërë pjesë e Kupës së Botës dhe për atë që ai mendon për ndeshjet e së hënës. Së pari Heynckes mund të marrë frymë. Për shkak të pushimit ndërkombëtar, trajneri i Bayernit pas humbjes në Leipzig mori disa ditë pushim dhe do të pushojë në fermën e tij në Lower Rhine me znj.Iris dhe qenin Cando.

72-vjeçari mendon, se Mario Gomez dhe Sandro Wagner meritojnë të shkojnë në Kupën e Botës. “Mario Gomez ka bërë një karrierë të madhe. Gomez është një person i madh dhe një lojtar i madh”, tha “Don Jupp” që ka punuar me të tek Bayern. “Wagner është shumë i përkushtuar dhe ambicioz. Ai është shumë i lumtur, që është këtu në Bayern. Prandaj unë do t’i drejtoja të dy”, deklaroi 72-vjeçari.

“Nuk mund të thuhet, nëse Messi apo Ronaldo është më i madh”, asnjëri nuk e meriton të emërtohet pas tjetrit, pasi secili është i madh në mënyrën e tij. Messi është futbollisti më i plotë, Ronaldo një golashënues i talentuar”, tha Heynckes që më pas theksoi se nuk është sipmatizant i ndeshjeve që mund të zhvillohen ditën e hënë, edhe pse gjithçka është bërë ekonomi. /

Related posts

Torino arrin marveshjen me mbrojtësin e Romës

Sadik.Autor

RIKTHIMI PAS DËNIMIT/ Spalletti: Futbolli nuk është prioriteti kryesor i Nainggolanit

Delo.autor

“KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”/ Plas grushti në Beograd, përplasen tifozët skocezë me ata serbë

F.autor

Leave a Comment