Futboll

Wanda Nara: Icardi vlen çdo ditë e më shumë….

Sa vlen Mauro Icardi?! Kjo është një temë debati në kohët e fundit dhe vetë Maurito deklaroi pak ditë më parë se vlente më shumë se 110 milionë euro, klauzola aktuale në kontratën që e lidh me Inter, por çfarë mendimi ka bashkëshortja-menaxher e argjentinasi.

E pyetur nga “Gazzetta dello Sport” i mjafton të thotë se “Mauro vlen çdo ditë e më shumë, gjithsesi ke kemi besim te rinovimi i kontratës me Inter dhe na pëlqen projekti i Suning.”

Image result for wanda and icardi

Gjatë një interviste të gjatë, Wanda vazhdoi: “Çdo gol që ai shënon është një hap gjithmonë e më i madh drejt historisë së Itali. Donte me çdo kusht të arrinte shifrën e 100 golave, sepse historia nuk mund të shuhet.

Ai është tifozi numër 1 i Inter dhe e di mirë se çfarë do të thotë kjo arritje. Nuk mund të parashikoj të ardhmen, por na pëlqen projekti i ri i klubit. Duan ta rikthejnë Inter të madh dhe uroj të kthehemi në Champions League. Kjo nuk do të vendosë për të ardhmen, sepse në këto vite kemi qëndruar edhe pa luajtur në Champions.”

Related posts

“BOMBË NGA SPANJA”/ UEFA ka vendosur! 4 klubet prestigjioze të Europës do të përjashtohen me 2 vite

Delo.autor

“LUFTË” NË PARIS/ Tifozët e PSG përleshen me ultrasit e Galatasarayt (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfimi i Kristal Abazajt: Ju tregoj kalimin në Belgjikë dhe ku ndikoi Tare

Sadik.Autor

Leave a Comment