Të tjera

Shqipëria e nis në kaos. Sportistët stërviten të ndarë, mungon fizioterapisti

Të hënën e ardhshme, 7 peshëngritësit tanë, Evangjeli Veli, Romario Avdiraj, Arbër Çerçizi, Briken Calja, Daniel Godeli, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, do të jenë përballë provimeve të Europianit, i cili do të zhvillohet në Rumani, nga data 26 mars deri më 1 prill të këtij viti. Edhe pse do të kemi një pritshmëri të mirë të sportistëve tanë, ku mund që shumë prej tyre të dalin me medalje, periudha e përgatitjeve dhe e grumbullimit mbetet në kaos dhe “rrumpallë”. Se sporti në Shqipëri është në krizë, ky nuk përbën ndonjë lajm i ri.

Këtij “rregulli” tashmë nuk po i shpëton as peshëngritja, sporti që na ka dhuruar më shumë medalje. Shtangistët tanë na kanë bërë të ndihemi sa e sa herë krenarë kur kemi parë të shpalosur flamurin kombëtar dhe kemi dëgjuar himnin tonë në arenat ndërkombëtare. Nuk mjaftoi dopingu për t’i veçuar sportistët tanë, por miti shqiptar për ndarësi mbetet edhe në peshëngritje. Kjo shprehet edhe gjatë ditëve të grumbullimit dhe të stërvitjeve.

Peshengritje

FIZIOTERAPISTI DHE DOKTORI

Pavarësisht se peshëngritja mund të cilësohet si sporti më elitar dhe i suksesshëm në Shqipëri, ne po përballemi me një nivel gjysmë-amator. Themi gjysmë-amator, pasi nëse Kombëtarja e Shqipërisë udhëtonte drejt SHBA-sëm në Kampionatin Botëror, pa fizioterapist, si mund të mos quhet i tillë? Për rrjedhojë, të 3 sportistët tanë më të mirë kishin probleme fizike dhe shëndetësore. Kjo sigurisht, jo për faj të sportistëve, po për faj të mungesës së doktorit dhe të fizioterapistit.

Lidhur me një mungesë të tillë, një nga shtangistët që na ka nderuar vazhdimisht me medalje, Erkand Qerimaj, do të shprehej, për “Prishtina Rihsk”: “Në prag të këtij Europiani është për të venë duart në kokë. Ne s’kemi doktorë për dopingun, na japin para vetëm kur marrim ndonjë medalje. Ne nuk dimë se çfarë medikamentesh të përdorim për të pasur muskuj sa më të mirë”. Pra, do të thotë që janë institucionet ato që neglizhojnë në këtë drejtim dhe e pësojnë sportistët. Përgjegjësit duhet të jenë ato që survejojnë nga afër atletët përpara konkurrimit. Qerimaj më tej shprehej, “Ne nuk kemi një doktor që të na udhëzojë ose thënë më troç, të mos na lejojë përdorimin e ndonjë substance të ndaluar kur ne stërvitemi”.

QENDRAT SHËNDETSORE

Edhe pse qendrat shëndetësore u japin atletëve shërbim falas, prapë se prapë sportistët preferojnë të shkojmë në ato private për kontrollet. Kjo ndodh, pasi procedurat në qendër janë shumë të ngadalta. Shpesh nuk kanë kapacitet dhe mjetet për t’i ndihmuar. Kontrollet, sidomos para kampionateve, preferohen më shumë nëpër klinikat private sepse ofrohen shërbime më të shpejta dhe më cilësore, por dhe më të besueshme.

STËRVITJA DHE RREGJIMI

Një problem kryesor për arritjen e rezultateve sigurisht mbetet stërvitja e rregullt dhe regjimi. Atletët nuk kanë ushqim të duhur apo regjim mjekësor. Të dy këto elementet bazë mungojnë, edhe pse janë aktualisht të grumbulluar. Pak ditë më parë, trajneri Zef Kovaçi deklaroi se ende peshëngritja vazhdon të jetë “rrumpallë”. Sportistët grumbullohen në Durrës dhe stërviten në Tiranë, por edhe këto stërvitje janë përgjysmuake, disa stërviten tek “Asllan Rusi” e disa te “Feti Borova”.

RRISKIMI FINANCIAR

Atletët nuk marrin para kur trajnohen, por vetëm kur fitojnë ndonjë medalje. Ministria e Sporteve i jep shpërblim prej 150 mijë euro kur një fitues merr medalje Olimpike dhe 50 mijë euro kur fiton medalje në Europian. Kjo mënyrë shpërblimi rrit shumë presionin mbi ta, nga ky rriskim i parave ata nxiten të marrin substanca të ndaluara me shpresën se nuk do të kapen, vetëm e vetëm që të përfitojnë ndonjë shpërblim të tillë financiar. Kjo është skandaloze dhe e turpshme! Natyrisht, në suksese dhe rezultate të tilla të larta, politikanët dhe krerët e federatave hidhen dhe përdridhen kush e kush të dalë i pari.

SPORTISTËT PJESËMARRËS
FEMRA
Evangjeli Veli
MESHKUJ
Romario Avdiraj
Arbër Çerçizi
Briken Claja
Daniel Godeli
Erkand Qerimaj
Krenar Shoraj

Related posts

Novak Djokovic dëmtohet sërish, në pikëpyetje prania në Wimbledon

Sadik.Autor

GARAT E AUTOMOBILIZMIT/ Auto Club Albania organizon garën “Trofeu Skënderbej”

Delo.autor

MOTO GP/ Ducati dominon në pistën e Le Mansh, suksesi i dytë radhazi për Jack Miller

Delo.autor

Leave a Comment