Gossip

Ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës ndahet nga gruaja pas 12 vitesh

12 vjet ishin bashkë, në vija të trasha dhe të holla. Ata kanë dy vajza së bashk. Tani, ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami (32 vjeç), njofton ndarjen nga partnerja e tij, Elena. Këtë lajm, Behrami ka dashur ta ndajë edhe për shokët dhe ndjekësit e tij në Twitter: “Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që të mos ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë, sepse nuk do të bëjmë deklarata të mëtejshme. Unë kërkoj respektin maksimal për këtë kërkesë”. Valon Behrami luan për Udinese, që nga vera e vitit të kaluar.

“Blick” mësoi se partnerja e tij italiane, Elena, dhe vajzat e saj Sofia (9 vjeçe) dhe Isabel (18 muajshe) nuk kanë jetuar në Ticino me futbollistin për muaj të tërë. “Qetësia dhe e ardhmja e dy fëmijëve të mi tani është një përparësi absolute për mua”, – ka sqaruar më tej futbollisti i 76 ndeshjeve me kombëtaren helvete. Kujtojmë se Valoni luajti te Lazio në Romë, ku u njoh me Elena. I dashuri i tij u zhvendos me të nga qyteti i dashurisë në Londër, Firence, Napoli, Hamburg, Watford dhe në fund në Friuli.

Related posts

JOSHËSE/ Bashkshortja e Ter Stegen, mahnitëse në ishujt e Turqisë (FOTO)

Isa.Autor

SI GJITHMONË NË SUPERFORMË/ Bukuroshja pozon me ngjyrat e ekipit të ri të Kevin Boateng (FOTO)

Delo.autor

FOTOLAJM/ Stresi del nga burgu, shikoni çfarë i shkruan Majkëll Ngo

Delo.autor

Leave a Comment