Të tjera

Partizani mposht Studentin në derbi, Skënderbeu e Vllaznia fitore në setin final

Partizani vijon të dominojë Kampionatin Kombëtar në Volejboll për meshkuj, duke korrur sot fitoren e radhës, e 14-ta sezonale. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri fituan 3-0 ndaj Studentit në përballjen e zhvilluar në “Asllan Rusi”, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga kryesuesit e kampionatit.

Të trija setet ishin nën komandën e Partizanit, që shkëputej gradualisht, ndërsa Studenti nuk kishte forcën e duhur për të përballuar ritmin e diktuar, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

Po 3-0 fiton edhe Erzeni, ndjekësi më i afërt i Partizanit, që mundi 3-0 Farka Volley, ndeshje e luajtur në mjediset e Akademisë Dhimitraq Goga, ku për herë të parë u zhvillua një ndeshje zyrtare volejbolli. Me përjashtim të setit të tretë, ku pati rivalitet, ndeshja u dominua nga shijakasit, superiorë në parket, duke marrë 3 pikë të lehta.

Nga takimi Skenderbeu-Elbasani, 3-2

Më të bukura dhe emocionuese dy takimet e tjera të javës së 16-të të kampionatit, ku Skënderbeu e Vllaznia fituan 3-2, respektivisht ndaj Elbasanit dhe Tiranës.

Në Korçë, skuadra vendase mposhti me vështirësi elbasanasit, në një takim që zgjati dy orë dhe ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Luhatja në lojën e dy skuadrave ishte karakteristike në këtë sfidë, por në fund Skënderbeu mori dy pikë të rëndësishme, që e mbajnë në vendin e pestë.

Po dy pikë mori sot edhe Vllaznia, që mposhti bardheblutë në Shkodër, takim ku dy herë Tirana anulloi avantazhin e ekipit vendës. Por seti final u dominua nga Vllaznia, që korri fitoren e gjashtë sezonale dhe qëndron në vendin e gjashtë , duke venitur edhe më shumë shpresat e Farkës për të shkuar në fazën e play off-it.

Volejboll – Meshkuj, java e 16-të (24 mars)

Skënderbeu – Elbasani,  3-2 (25-22, 23-25, 16-25, 25-12, 15-6)

Vllaznia – Tirana, 3-2 (25-18, 23-25, 25-21, 21-25, 15-8)

Erzeni – Farka Volley, 3-0 (25-14, 25-17, 25-22)

Partizani – Studenti, 3-0 (25-15, 25-14, 25-18)

Teuta (pushim)

Renditja: Partizani 42 pikë (14/1), Erzeni 37 pikë (12/2), Studenti 28 pikë (10/5), Tirana 25 pikë (8/6), Skënderbeu 20 pikë (7/7), Vllaznia 18 pikë (6/8), Farka Volej 15 pikë (5/9), Elbasani 7 pikë (2/12), Teuta 0 pikë (0/14).

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron Verstappen: Mercedesi im është një përbindësh

Delo.autor

Daniel Cormier zbulon datën e tërheqjes: Do të dueloj deri sa të jem 40 vjeç

Q.Autor

SKANDAL/ U pezulluan pasi munguan në testet antidoping, dy kampionët e botës i drejtohen CAS

Delo.autor

Leave a Comment