Futboll

Zidane dëshpëron tifozët e Realit për Kroosin dhe Modricin, gëzon PSG-në

Kroos dhe Modric janë në dyshim për sfidën kthyese në Champions League që Reali e zhvillon me PSG-në.
Dy mesfushorët kryesor të Real Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric – nuk janë stërvitur as ditën e premte dhe janë në dyshim për sfidën e së martës kundër Paris Saint Germainit.

Edhe pse Zinedine Zidane nuk e thotë direkt një gjë të tillë, mënyra se si përgjigjet lë të kuptohet se dyshja e frikshme vështirë se do t’ia dalin të rikuperohen me kohë.

“Kroos dhe Modric, si janë? Është e rëndësishme që Marcelo është me ne, me të tjerët shohim ditë pas dite. Nuk mund të them asgjë, varet se si ndihen ata. Për të martën nuk e di, do të shohim ditë pas dite”, u shpreh Zizu.

“Me kaq pak kohë, a do të jenë 100 % për të martën? Nuk e di, do të shohim, nuk mund të flas për këtë tani”. /Gazeta Express/

Related posts

KORONAVIRUSI/ Manchester United do t’i kthejë miliona euro tifozëve nëse…

Delo.autor

Alban Hoxha në pritje të vendimit nga Gjykata, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Isa.Autor

Një jetë si në përralla, nga shitës qumështi te kombëtarja angleze

Sadik.Autor

Leave a Comment