Futboll Kategoria Superiore Sport

I FALEN DOPIETËS SË TALENTIT MUÇI/ Tirana mposht me përmbysje Laçin dhe ngjitet në vendin e tretë

Tirana ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Fitore me përmbysje për bardheblutë e Emanuel Egbo, të cilët i falen dopietës të talentit Ernest Muçi, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të të renditjes mes 28 pikë.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për 24 herë kampionët e vendit, në drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësit Ignjatovi në minutën e 28-të, ndërkohë që golat e Muçit në minutat 30 dhe 78 bënë të pavlefshëm golin e mbrojtësit serb.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Laçin pas asaj në Ballsh. Në sfidën e radhës Tirana do të presë Bylisin, ndërkohë që Laçi luan në transfertë ndal Teutës.

Related posts

INTERI NIS FESTËN/ Barcelona TREGON të ARDHMEN e brazilainit Rafinha

Isa.Autor

Mahrez dështoi penalltinë e 5-të nga 8-të, Guardiola i kërkon falje futbollistit

Isa.Autor

BARCELONA PA FRENA/ Katalanasit blejnë mbrojtësin e Seviljes për 35 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment