Futboll

Zidane: Neymar është lojtar shumë i mirë, por s’më interesojnë thashethemet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se është i përqendruar tek lojtarët e vet dhe jo në thashethemet për transferimin e Neymarit në Madrid.

Përfaqësuesi brazilian Neymar është lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti spanjoll, edhe pse iu bashkua PSG-së verën e kaluar nga Barcelona për një shumë rekord botëror 222 milionë euro, transmeton Express.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave dy lojtarë të Real Madridit, Casemiro dhe Dani Carvajal, kanë thënë se Neymar do të ishte sukses në “Santiago Bernabeu”.

Por, Zidane nuk është në disponim të flasë për lojtarë tjerë, përveç për ata që i ka nën urdhrat e tij.

“Çdo kush ka të drejtë ta japë mendimin e vet. Nëse i pyet lojtarët, nëse më pyet mua për Neymarin, ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk është lojtar i Real Madridit” ka thënë Zidane.

“Më duhet të përqendrohem tek lojtarët e mi dhe të flas për ta”, shtoi ai.

Related posts

FITOI GJITHÇKA ME BARCELONËN E GUARDIOLËS/ Reali përfshin të birin e Gudjohnsen në listën e Champions

Delo.autor

SHERRI MES EDISON HASANIT DHE TORESA/ Reagon sulmuesi Ngoo: Edhe njerëzit e verbër e shohin…

Delo.autor

Ngre siparin futbolli në Angli, SUPER-ndeshja e sotme hap sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment