Moto GP

Surprizon Johann Zarco, francezi “pole position” në pistën e Losail

Piloti francez Johann Zarco ka siguruar ”pole position” në pistën e Losail, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Katarit, e cila do të zhvillohet nesër pasdite në Katar (starti, nesër ora 17:00). Zarco dha kohën 1’53”680, e realizuar në sekondat e fundit të testeve zyrtare, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Marc Marquez me Honda dhe Danilo Petrucci me Suzuki.

Gara prë “pole” ishte mjaft e bukur dhe interesante, e hapur deri në momentin e fundit, pasi të gjithë pilotët dueluan për ta nisur garën nga vija e parë. Dovizioso, që ishte i pari deri para se Zarco ta mposhte, u rendit në vendin e peste me Ducati, ndërkohë që para tij u rendit britaniku Cal Crutchlow.

Related posts

Jorge Lorenzo “fluturon” në Spanjë/ Piloti i Ducatit siguron pole position (VIDEO)

Sadik.Autor

MotoGP/ Crutchlow zhgënjeu në Austin, por sheh aspekte pozitive

Sadik.Autor

THYEN REKORDIN 27-VJEÇAR/ Piloti turk shkruan historinë e motoçiklizmit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment