Futboll

Zlatan do Botërorin, trajneri i kombëtares i mbyll derën: Vendos unë!

Aventura e Zlatan Ibrahimovic te skuadra e LA Galaxy nuk ka nisur ende, por që tani kanë nisur polemikat në lidhje me praninë e sulmuesit në Botërorin “Rusi 2018” me ekipin kombëtar. Gjatë një interviste që sulmuesi 35-vjeçar tha pas zbarkimit në Los Anxhelos, tha: “Për mua, dera e ekipit kombëtar është gjithnjë e hapur, nëse dëshiroj mund të shkoj dhe të luaj në Rusi”.

Por nuk është i këitj mendimi trajneri kombëtares suedeze të futbollit, Janne Andersson, që ka replikuar me kampionin suedez: “Nuk vendos ai. Zlatan është larguar nga Kombëtarja në vitin 2016. Nëse ka ndryshuar mendje duhet fillimisht të më kontaktojë mua dhe jo unë atë”.

Trajneri kombëtares suedeze Janne Andersson

Pra, mes sulmuesit dhe lojtarit ka nisur një betejë e ashpër për të treguar se kush është më i forti dhe se kush do të vendosë për praninë e Ibrahimovic për të qenë pjesë e kombëtares suedeze në Botëror. “Unë mendoj për skuadrën, për punën që është bërë dhe do të bëhet.

Dua të bëjmë një paraqitje të mirë në Botëror, ashtu sikurse bëmë ndaj Italisë, kur e eliminuam. Një gjë nuk e diskutoj: Këtu komandoj unë dhe ai që do të zgjdh lojtarët që do të shkojnë në Botëror jam unë”, u shpreh më tej trajneri Janne Andersson. Kjo situatë duket se ka ndarë në mes edhe tifozët, që e admirojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, por e konsiderojnë si jo të drejtë praninë e tij në kombëtares pas 2 vitesh pushim.

Related posts

Vllaznia prezanton Firat/ Turku tregon arsyen që zgjodhi Shkodrën, tifozët shpresojnë…

Isa.Autor

LYON-BARCELONA/ “Champions League”: Messi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKANDALOZE/ Dalin përgjimet e drejtuesve të Juventus, pas vrasjes së ish-ultrasit

Isa.Autor

Leave a Comment