Futboll

Zlatan Ibrahimovic bën sërish të ëndërrojnë tifozët suedezë në prag të Kupës së Botës Rusi 2018

Zlatan Ibrahimovic bën sërish të ëndërrojnë tifozët suedezë në prag të Kupës së Botës Rusi 2018 përmes një deklarate të dhënë së fundmi për mediat pas transferimit në kontinentin amerikan. “Drejtuesit e ekipit kombëtar më telefonojnë çdo ditë, më pyesin se si jam dhe çfarë dua të bëj, – tregon blerja e re e Los Angeles Galaxy – por nuk dua të nxitohem.

Nëse unë do ndihem mirë, dhe të jem në gjendje të jap atë që di, porta do të jetë gjithmonë e hapur”, – ka theksuar bomberi, duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së shumëpërfolur gjatë muajve të fundit dhe kualifikimit të bujshëm të Suedisë në Botëror pasi eliminoi Italinë.

Pas skualifikimit nga “Euro 2016”, Zlatan kishte lënë të kuptohej se nuk do të luante më për kombëtaren e Suedisë. Por tani në sfond është një botëror për t’u luajtur dhe një vend i tërë po thërret lojtarin më të famshëm të historisë së këtij kombi. Një apel që Ibrahimovic e ndjen në një mënyrë të veçantë dhe për të cilën, në fakt, e lë të hapur si mundësi me deklaratat e tij të fundit. Suedia ëndërron Ibrën në Rusi 2018. Dhe Zlatan mund të përgjigjej pozitivisht.

Related posts

E DUAN NË ITALI/ Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, por…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kamer Qaka ‘tradhton’ Tiranën për Partizanin, Ibraimi bën afrimin e parë si drejtori i ‘Demave të Kuq’

F.autor

KORONAVIRUSI/ Kaos total në Itali, klubet nuk shfaqen në asamblenë e jashtëzakonshme!

Delo.autor

Leave a Comment